Husmani shënon, Ibraimi asiston, Domzhale fiton

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Tetova, Zeni Husmani, ka shënuar edhe golin e dytë gjatë këtij sezoni me fanellën e Domzhales në elitën e futbollit slloven, njofton “infOSport.mk”.

Husmani në minutën e 87-të shënoi golin e tretë në fitoren 3:0 të shtunën kundër Goricës në kuadër të javës së 21-të, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij të arrijë edhe deri te fitorja e 11-të sezonale.

Pjesë e kësaj fitore të Domzhales ishte edhe futbollisti tjetër tetovarë, Agim Ibraimi, i cili gjithashtu luajti gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo duke mos arritur të shënojë ndonjë gol, pasi dy golat tjerë të shënuar në këtë ndeshje mbajnë firmën e Vetrih (54’) dhe Bizjak (71’).

Pas kësaj fitore Domzhale renditet në pozitën e tretë me 37 pikë, 11 pikë më pak se skuadra e dytë në tabelë, Maribori, dy skuadra këto ndër kandidatët kryesor për të siguruar një vend për në ndeshjet e Ligë Europa për sezonin e ardhshëm. Në krye të tabelës së klasifikimit me 22 ndeshje të zhvilluara aktualisht ndodhet Olimpika e Ljublanës me 52 pikë.

Leave a Reply