Lajme jo të mirë në taborin e Shkëndijës. Kur gjithçka po shkonte sipas planit në aspekt të rezultateve si në kuadër të Kupës, ashtu edhe në kampionat, së fundmi mësohet se dëmtimi i Ferhan Hasanit në ndeshjen çerekfinale të Kupës ndaj Vardarit të rezultoj më serioz.
Ekzaminimet detajuara mjekësore kanë qartësuar peshën e lëndimit të kapitenit “kuq e zi”, i cili shkaku i lëndimit të muskulit të këmbës do të qëndrojë të paktën katër javë jashta terreneve.
Ai gjatë ditës së shtunë bëri testet të detajuara mjeksore dhe rezonancën magnetike, të cilat rezultuan se Hasani ka pësuar rupturë të kofshës së muskulit të këmbës së majtë.
Kjo nënkupton se “kuqezinjtë” do të jenë pa shërbimet e golashënuesit të tyre më të mirë në plotë 6 ndeshje, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës kundër Renovës.
Rikthimi i tij eventual mund të ndodh me 15 prill pikërisht ndaj Vardarit në kuadër të javës së 28-të, mirëpo kjo nëse gjithçka shkon sipas planit të paraparë nga ana e mjekëve të skuadrës së Shkëndijës, të cilët menjëherë ka nisur procesin e rehabilitimit me trajtime fizoterapeutike, ndërsa do t’i jepen edhe injeksione në muskulin e lënduar që pritet të ndihmojnë për rikuperim më të shpejtë.
Në këtë mënyrë Hasani nuk do të mund të luajë as në takimet kontrolluese të përfaqësueses së Maqedonisë në fund të këtij muaji kundër Finlandës (23 mars) dhe Azerbajxhanit (27 mars).