Fiorentina arriti fitore të rëndësishme që ia kushtuan kapitenit të tyre, Astori (VIDEO)

Fiorentina ka mundur me rezultatin e ngushtë 1:0 Beneventon e vendit të fundit në kuadër të javës së 28-të në “Serie A”.

“Vjollcët” ishin dukshëm kundërshtarë më i mirë se Benevento, ndërsa një gjë të tillë e kurorëzuan me gol në minutën e 25-të nga ana e Viktor Hugo. Ishte kjo ndeshja e parë e skuadrës nga Firenca pa kapitenin e saj Davide Astori, i cili vdiq papritur në dhomën e hotelit ku skuadra po qëndronte në prag të ndeshjes me Udinezen.

Ndeshja e zhvilluar në “Artemio Franki” nisi me një minutë heshtje në nder të kapitenit Astori, në nder të të cilit në minutën e 13-të u ndërpre edhe ndeshja, për të respektuar kujtimin e tij, duke hapur njëkohësisht një koreografi spektakolare me rreth 5 mijë tollumbace, përmes të cilave ishte shkruar edhe emri dhe numri i tij, “Davide 13”.

 

Leave a Reply