Atalanta e Berishës mundi Bolonjan e Xhemailit (VIDEO)

Atalanta e Etrit Berishës ka shënuar një fitore të madhe  në ndeshjen e javës së 28-të në transfertën ndaj Bolonjas së Xhemailit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “bergamase” shënoi fitore minimale 0:1 falë golit të shënuar nga holandezi De Ron në minutën e 83-të.

Etrit Berisha bëri edhe një paraqitje tjetër mjaft të mirë, duke mos lejuar futbollistët vendas që të shënonin në rrjetën e tij, përfshirë këtu edhe Blerim Xhemailin, i cili për shkak të një lëndimi luajti vetëm deri në minutën e 28-të.

Me këtë fitore Atalanta tashmë numëron 41 pikë dhe renditet në pozitën e 8-të, teksa Bolonja me 33 pikë renditet në pozitën e 12-të.

Leave a Reply