Pobeda dhe Akademia Pandev kanë barazuar pa gola në ndeshjen e tyre të zhvilluar në stadiumin “Atina Bojaxhi” në Ohër, njofton “infOSport.mk”. Edhe përkundër përkrahjes nga ana e tifozëve të tyre “Majmunët”, futbollistët e Pobedës nuk arritën që ti gëzojnë ata me fitore, të cilën për herë të fundit e kishin arritur vetëm gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar.
Në 5 ndeshjet e stinorit pranveror, Pobeda sot regjistroi edhe barazimin e tretë, ndërsa gjithashtu ka edhe dy disfata, përballë Shkëndijës dhe Vardarit. Në anën tjetër pa fitore në pranverë vazhdon të mbetet edhe Akademia Pandev, që gjithashtu numëron 3 barazime dhe dy disfata.
Pas 23 xhirove të para, Akademia Pandev me 28 pikë ndodhet në pozitën e 6-të, ndërkohë Pobeda me 22 pikë mban pozitën e 8-të.
Me barazim pa gola u mbyll edhe ndeshja ndërmjet Skopjes dhe Vardarit e zhvilluar në Autokomandë, Sileksi dhe Shkupi barazuan me rezultatin 1:1, ndërkohë në dy ndeshjet e së shtunës Renova dhe Shkëndija shënuan fitore, duke mundur Pelisterin, gjegjësisht Rabotniçkin.
LPFM, Java XXIII |
||
Skopje | 0 – 0 | Vardari |
Pobeda | 0 – 0 | A. Pandev |
Sileksi | 1 – 1 | Shkupi |
Renova | 1 – 0 | Pelisteri |
Rabotniçki | 0 – 2 | Shkëndija |