Çfarë po ndodh me Dinamo Zagrebin e Arijan Ademit. Pas disfatës 1:4 të tre ditëve më parë, skuadra gjigande kroate pësoi edhe një disfatë të ngjashme, kësaj rradhe duke u mundur nga ekipi i Lokomotivës së Zagrebit, që konsiderohet si skuadra e dytë e tyre, njofton “infOSport.mk”.
Për më tepër ky lajm gëzon gjithë shqiptarët, pasi ishte pikërisht talenti 19-vjeçar nga Kosova, Lirim Kastrati ai i cili çoroditi gjigandët, duke ju shënuar dy gola dhe duke përfituar një penalti, të cilën në gol e shndërroi, Majer.
Kastrati golin e tij të parë e shënoi në minutën e 44-të, teksa golin e dytë personal në minutën e 67-të. Dy gola të tjerë për Lokomotivën e Zagrebit i realizoi Lovro Majer, teksa golin e vetëm për Dinamo Zagrebin e shënoi Olmo.
Arijan Ademi luajti për gjatë 90-të minutave për Dinamon në këtë ndeshje, njëjtë sikurse edhe Amir Rrahmani, mirëpo duke mos arritur të ndihmojnë skuadrën e tyre për ti shpëtuar disfatës.
Dinamo edhe përkundër kësaj disfate mbetet lider në elitën e futbollit kroat me 56 pikë, vetëm 6 pikë më shumë se Hajduku, që sot me rezultatin 3:2 mundi Istra 1961.