Stankovski: Shkëndija është shumë e fuqishme

Trajneri i Rabotniçkit, Goran Stankovski ka pranuar me shumë qetësi disfatën e sotme nga Shkëndija, skuadër kjo e cila sipas tij me shumë meritë morri tre pikët e plota. Sipas tij goli i parë i Eminit i shënuar në fundin e pjesës së parë dhe kartoni i kuq i kapitenit Trajçevski ishin momentet vendimtare të këtij takimi dhe arsyeja kryesore që skuadra e tij në fund mbeti duarzbrazur.

“Ju bëmë ballë mirë deri në fundin e pjesës së parë, mirëpo më pas erdhi goli i Eminit që realisht na i preu këmbët. Mund të them se pikërisht ky gol ishte momenti vendimtarë, njëjtë sikurse edhe largimi me të kuq i kapitenit tonë, Dushko Trajçevski. Shkëndija është një skuadër shumë e fuqishme dhe në një situatë të tillë thjeshtë nuk mundeshe të kundërpërgjigjemi” – tha Goran Stankovski pas përfundimit të ndeshjes.

Leave a Reply