Në Itali këtyre ditëve po zhvillohet turneu për të rinjët, i quajtur “Beppe Viola”. Në këtë turne përveç skuadrave italiane po merrë pjesë edhe skuadra e Partizanit të Beogradit, që sot zhvilloi ndeshjen e saj përballë Kievos, pjesë e së cilës është edhe shqiptari i talentuar, Brijana Ibrahimi.
Pikërisht talenti 17-vjeçar rezultoi të jetë deçiziv në fitoren 3:2 të Kievos, duke realizuar dy gola.
Me këtë fitore skuadra e Ibrahimit është shumë pranë kualifikimit për në raundin e dytë dhe kalimin e grupeve. Ndeshjen e rradhës Kievo do ta zhvillojë ndaj skuadrës së Arcos, ndërsa duke marrë parasysh triumfin e mëparshëm përmes penaltive ndaj Napolit që sot kishte mundur ekipin e Arcos me rezultatin 10:0, skuadrës së Brijan Ibrahimit në ndeshjen e saj të fundit të grupit do i mjaftonte fitorja për të arritur deri në gjysmëfinale të këtij turneu.