Shkëndija falë Ibraimit dyfishon rezultatin ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

Shkëndija është shumë pranë fitores së 19-të në ndeshjen e saj të 23-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani pas 8 minutave lojë në pjesën e dytë ndaj Rabotniçkit shënuan edhe golin e dytë, që erdhi pas një penaltie të shkaktuar të kapitenit Trajçevski ndaj autorit të golit të parë, Izair Eminit.

Ibra i shenon edhe Rabotniçkit

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLRABOTNIÇKI – SHKENDIJA 0:2(B. Ibraimi 53')

Публикувахте от infosport.mk в 10 март 2018 г.

Meçkarovski nuk u mendua shumë dhe menjëherë tregoi në pikën e bardhë, ndërsa që t’ua lehtësojë edhe më shumë punën mysafirëve nga Tetova, arbitri kryesor ndëshkoi me të kuq kapitenin e “romantikëve”.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri Besart Ibraimi, i cili kësaj rradhe nuk gaboi dhe vazhdoi shkëlqimin e tij me fanellën “kuq e zi”, duke shënuar edhe golin e katërt brenda 4 ditëve, pas atyre 3 golave të shënuar ndaj Vardarit në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

Leave a Reply