Renova në ndeshjen e 5-të, të stinorit pranveror ka gjetur fitoren e parë, duke mundur Pelisterin në ndeshjen e javës së 23-të që u zhvillua gjatë ditës së sotme në Tetovë njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Xhepçishti ishte dukshëm skuadër më e mirë në teren dhe në fund me plotë meritë arriti deri tek tre pikët e plota, të cilat i’a solli sulmuesi Valmir Nafiu.
Valmir Nafiu kalon në epërsi Renovën
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLRENOVA – PELISTERI 1:0(V. Nafiu 56')
Публикувахте от infosport.mk в 10 март 2018 г.
Golin e vetëm dhe të fitores Nafiu e realizoi në minutën e 57-të, kur pasi pranoi një top mjaft të mirë nga ana e kapitenit Fisnik Nuhiu, me të djathtën e tij arriti që të mposht portierin Petrovski.
Kjo fitore ka shumë vlera për Renovën, që tashmë mund të merrë frymë më lirshëm, pasi ndodhet e sigurtë në pozitën e 7-të me 25 pikë, teksa Pelisteri mbetet në pozitën e 8-të me 21 pikë.