Me dy golat e Kristiano Ronaldos, Reali i Madridit shënoi fitore 2:1 në transfertën ndaj Eibar në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të në La Liga. Skuadra kampione në fuqi e Spanjës nuk tregoi asgjë nga klasi që tregojë përballë PSHZ-së në Ligën e Kampionëve gjatë mesjavës. “Madrilenët” zhgënjyen me lojën e tyre, por fati i tyre ishte që në fund nuk pësuan disfatë.
Skuadra baske diminoi ndeshjen, kishte më shumë raste, mirëpo bënë edhe dy gabime, të cilat CR7 nuk i fali. Ai shënoi golin e parë të takimit në minutën e 34-të, Ivan Ramis barazoi në minutën e 50-të, teksa golin e fitores portugezi e realizoi në minutën e 86-të.
Në këtë mënyrë Ronaldo numëron 14 gola dhe dy asistime në 8 ndeshjet e fundit në La Liga, duke tejkaluar Messin kur janë në pyetje asistet, 34:33.
Me këtë fitore Reali i Madridit i është afruar në vetëm 4 pikë Atletiko Madridit të vendit të dytë, që ndeshjen e saj të javës së 28-të do ta zhvillojë të dielën kundër Selta Vigos.