Qatip Osmani është ndarë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij në transfertën ndaj Rabotniçkit, pasi në këtë mënyrë është arritur edhe qëllimi i skuadrës, për të vazhduar me fitoret e njëpasnjëshme, të cilat në fund pritet që ti sjellin titullin kampion skuadrës tetovare. Sipas strategut “kuq e zi”, skuadra e tij shënoi golin mu në momentin e duhur, ndërsa kartoni i kuq dhe penaltia vetëm se u lehtësuan atyre punën për të arritur deri tek tre pikëshi i rradhës.
“Qëllimi i ekipit ishte të vazhdonte me fitore. Sa i përket ritmit të lojës, ndoshta edhe kundërshtari e bëni të veten që u orientuam me atë stil loje, që ishim të detyruar të mbanim më shumë topin dhe të presim rastin për të shënuar gol. I’a arritëm qëllimit në fund të pjesës së parë, ku edhe ishte momenti i përshtatshëm për vazhdimin e lojës, ku në pjesën e dytë mendoj se momenti kyç i ndeshjes ishte penaltia dhe kartoni i kuq i kundërshtarit” – tha trajneri Qatip Osmani pas përfundimit të ndeshjes në arenën “Filipi i Dytë”.
Shkëndija në arenën “Filipi i Dytë” mundi Rabotniçkin me rezultatin 0:2, falë golave të shnëuar nga Emini dhe Ibraimi, teksa me këtë fitore tashmë “kuqezinjtë” numërojnë 59 pikë në renditje, 17 më shumë se skuadra e dytë në tabelë, Vardari, që ndeshjen e javës së 23-të do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme ndaj Skopjes.
Deklarata e trajnerit te Shkendijes Qatip Osmani, pas ndeshjes me Rabotniçkin
Публикувахте от infosport.mk в 10 март 2018 г.