Lionel Messi bëhet sërish baba. Ai dhe bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo u bënë prindër për herë të 3-të, pasi mëngjesin e kësaj të shtune lindi djali i tretë i çiftit i vogëli Ciro. Lajmi u konfirmua edhe nga vetë klubi i Barcelonës, me Messin që u përjashtua nga lista e të grumbulluarve për sfidën ndaj Malagas për t’i qëndruar pranë bashkëshortes dhe djalit të tij të sapolindur. Pas Thiagos dhe Mateos, Ciro është djali i tretë i familjes Messi, me argjentinasin që po kalon një moment të artë jo vetëm në fushën e blertë por edhe në jetën private.