Formacioni zyrtarë i Shkëndijës ndaj Rabotniçkit

Shkëndija pas pak në arenën “Filipi i Dytë” do të zhvillojë ndeshjen e javës së 23-të kundër Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”. Pak më parë trajneri Qatip Osmani ka bërë të ditur formacionin, me të cilin do të luajnë në këtë përballje derbi të kësaj jave, në të cilën “kuqezinjtë” nga Tetova do të kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, teksa “romantikët” fitoren që do i mbante ata në lojë për një vend në garat europiane.

Në mungesë të kapitenit Ferhan Hasani, pas dyshes sulmuese Ibraimi-Radeski do të luaj Izair Emini, teksa pjesa tjetër e futbollistëve janë ata të zakonshmit, me Enur Totre në mes, që do i bëjë shoqëri Armend Alimit, teksa Fazlagiç mbetet në bankinë.

Leave a Reply