Sulmuesi i Liverpullit, Mohamed Sallah, është shpallur “Futbollisti i muajit” në Premier Ligë. Është kjo hera e dytë që Sallah merr këtë çmim gjatë këtij edicion, pasi ka regjistruar 4 gola dhe 2 asiste në 3 ndeshjet e fundit me fanellën e “Të Kuqve” nga “Enfilld Roud” në Premier Ligë.
Sulmuesi egjiptian i ka dhuruar ekipit të tij 7 pikë nga 9 të mundshme, duke u bërë futbollisti kryesor i Liverpulit. Kandidat për këtë çmim ishin edhe Aguero, Dembele, Hazard, Kejn dhe futbollisti shqiptarë i Stouk Sitit, Xherdan Shaqiri.
“Është një ndjenjë fantastike, kur fiton këtë çmim për herë të dytë, por rëndësi ka ecuria e skuadrës dhe pikët, pasi duhet të fitojmë çdo ndeshje.”- u shpreh Sallah, i cili si gjithnjë mbetet modest.