LPFM, java 23: Shkëndija dhe Renova luajnë të shtunën, Shkupi të dielën

Java e 23-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet në dy ditë, njofton “infOSport.mk”. E shtuna sjellë përballjet e dy skuadrave shqiptare nga Tetovë, Shkëndijës dhe Renovës, teksa tre ndeshjet tjera në program janë të dielën, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija që po vazhdon shkëlqimin e saj këtë edicion, gjatë ditës së nesërme do të jetë mysafir i Rabotniçkit në arenën “Filipi i Dytë”. Do të jetë ky derbi i fundjavës në futbollin vendor, pasi përballë njëra tjetrës do të jenë dy ekipe që viteve të fundit vazhdimisht përfaqësojnë vendin në kupat e Europës dhe synojnë të njejtën gjë ta bëjnë edhe këtë edicion. Shkëndija pretendon të vazhdojë serinë e fitoreve për të rëmbyer sa më shpejtë edhe matematikisht titullin e kampionit, ndërsa objektiv i Rabotniçkit është një vend që siguron dalje në Europë.

Renova në Tetovë do të mirëpret Pelisterin. Do të jetë kjo një përballje mes dy skuadrave që nuk dinë disfatë gjatë stinorit pranveror, mirëpo që kanë nevojë për pikë, duke pasur parasysh se ndodhen shumë poshtë në renditje.

Për dallim nga Shkëndija dhe Renova, skuadra e FC Shkupit ndeshjen e saj të javës së 23-të do ta zhvillojë kundër Sileksit në transfertë. Edhe pse “pëllumbat” nga Çairi kërkuan që të njëjtën ta zhvillojnë në një stadium që ofron kushte më të mira për lojë, një gjë e tillë kishte hasur në vesh të shurdhër nga ana e FFM-së, duke bërë me dije se e njëjta do të zhvillohet në Kratovë, aty ku Sileksi në ndeshjen e vetme të stinorit pranveror pësoi disfatë, edhe atë nga fenerxhiu, Skopje.

Këta të fundit do të jenë nikoqir të Vardarit, ndërsa në ndeshjen e fundit Pobeda do të mirëpret Akademia Pandevin.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 14:00.

LPFM, Java XXIII

Rabotniçki 10.03. 14:00 Shkëndija
Renova 10.03. 14:00 Pelisteri
Skopje 11.03. 14:00 Vardari
Pobeda 11.03. 14:00 A. Pandev
Sileksi 11.03. 14:00 Shkupi

Leave a Reply