E shtuna në futbollin vendor përveç dy takimeve të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë sjellë edhe ndeshjet e Ligës së Dytë në Konferencën e Perëndimit, njofton “infOSport.mk”.
Përballja që zgjon më shumë interesim pa dyshim se është ajo në qytetin e Strugës, ku mejdanin do të ndajnë Struga Trim Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrovi.
Skuadra strugane nuk e nisi mbarë stinorin pranveror, pasi u mund në transfertën në Tetovë nga Teteksi, teksa Makedonija Gjorçe Petrovi me një gol të shënuar në minutën e fundit të takimit përmes Filip Petrov mundi Novacin në teren vendas.
Lideri aktual, Gostivari shihet si favorit absolut përballë Zajazit, teksa Vëllazërimi me trajnerin e ri Xhengis Rexhepi do të kërkojë fitoren e parë të këtij gjysmësezoni në transfertën ndaj Novacit. EuroMilku pas anulimit të ndeshjes së parë ndaj Zajazit, nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë si vendas kundër Labunishtës, teksa Lokomotiva në Shkup do të mirëpret Teteksin.
Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 14:00.
LDFM – Perëndim, Java 16 |
||
EuroMilku | 10.03. 14:00 | Labunishta |
Gostivari | 10.03. 14:00 | Zajazi |
Lokomotiva | 10.03. 14:00 | Teteksi |
Novaci | 10.03. 14:00 | Vëllazërimi |
Struga T.L | 10.03. 14:00 | Makedonija Gj.P |