Hamdi Salihi është rikthyer tek goli, teksa ka shënuar sonte në fitoren 0:3 të skuadrës së tij Nojshtadit ndaj FAC Wien, njofton “infOSport.mk”. Bomberi shkodran shënoi golin e tretë në këtë përballje, duke vulosur fitoren e parë të skuadrës së tij në stinorin pranveror, pas asaj disfate të dy javëve më parë nga Austria Lustenau (1:2).
Salihi për shkak kartonëve mungoi në ndeshjen e 23-shkurtit, mirëpo sonte sërish dëshmoi se nuk e harron zanatin e vjetër, duke arritur në këtë mënyrë edhe tek goli i tij i 16-të sezonal.
Me këtë fitore Nojshtadi arrinë në kuotën e 41 pikëve, duke u barazuar me ekipin e Ried në pozitën e dytë, ndërsa Insbruk vazhdon të mbajë pozitën e parë me 45 pikë dhe një ndeshje më shumë. Ndeshjen e rradhës Salihi me Nojshtadin e tij do ta zhvillojë me 12 mars kundër Hartberg si nikoqir.