Trajneri i ri i Levantes, Pako Lopez, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e javës së 28-të përballë Getafes, ku vihet re prezenca e futbollistit shkupjan, Enis Bardhi, njofton “infOSport.mk”.
Bardhi në 10 përballjet e fundit me Levanten, përfshirë këtu edhe ndeshjen e Kupës kundër Espanjollit (11.01.2017) ka luajtur vetëm në 4 ndeshje. Ai për herë të fundit luajti për 19 minuta në derbin kundër Valencias në kuadër të javës së 23-të, duke munguar në 4 rradhazi.
Për dallim nga Bardhi, sulmuesi nga Elbasani për shkak të dëmtimit që pësoi ndeshjen e fundit kundër Espanjollit, ndeshjen kundër Getafes do ta ndjekë nga tribuna duke shpresuar të rikuperohet për ndeshjen e rradhës dhe për miqësoren që Shqipëria do të luajë përballë Norvegjisë më 26 mars, në “Elbasan Arena”.