Sulmuesi Elis Bakaj ka bërë sot prezantimin me skuadrën e re në kampionatin bjellorus, Shakhtor Soligorsk. Marrëveshja ishte arritur pak kohë më parë, mirëpo vetëm sot është bërë prezantimi zyrtar i futbollistit shqiptar, i cili së fundmi ishte pjesë e Kukësit në Superligën shqiptare.
Bakaj me Kukësin gjatë këtij edicioni luajti në 15 ndeshje, duke realizuar edhe 12 gola. Pikërisht paraqitjet e tij të mira me fanellën e kampionëve të Shqipërisë dhe CV-ja e tij kanë bërë që të vjen edhe deri te transferimi i rradhës, duke pasur parasysh se Bakaj më parë kishte luajtur edhe në Rumani, Izrael, Ukrainë dhe Kroaci.