Mesfushori i FC Shkupit, Stefan Vujçiç si duket është kah fundi rikuperimit të lëndimit dhe shumë shpejtë tifozët e “bardheblu” do t’i gëzohen rikthimit të tij në fushë.
Ashtu siç mëson “InfOSport.mk”, Vujcic nesër do t’iu nënshtrohet kontrollove të fundit mjekësore dhe nëse jepet drita jeshile nga mjekët, gjermano-kroati do të fillojë me stërvitje të lehta për t’u rikuperuar 100% dhe për ta rikthyer formën e tij në nivelin e duhur.
Vujçiç u lëndua në ndeshjen me Shkëndijën të zhvilluar në kuadër të xhiros së 20-të në LPFM. Ndërkohë ai te FC Shkupi erdhi në merkaton e janarit nga radhët e Shkëndijës./InfOSport.mk