Juventusi arriti të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi triumfoi si mysafirë ndaj Totenhemit me rezultat 1:2, përderisa përballja e parë ishte mbyllur me barazim 2:2. Pas takimit ka folur trajneri i skuadrës angleze, Maurico Poketinos , i cili ndihet krenar me lojën që shfaqën të besuarit e tij.
“Natyrisht ne jemi të zhgënjyer, por mund të dalim me kokëlartë nga fusha. Unë jam krenar me paraqitjen e lojtarëve. Ne bëmë dy gabime dhe pranuam gola. Kjo është arsyeja pse jemi jashtë. Në futboll, nuk duhet ta meriton fitoren, por duhet të shënon gola. Ne krijuam disa raste për shënim, por dua të përsëris në futboll kanë vlerë vetëm golat. Nëse i shohim ndeshjet e grupeve, ne luajtëm kundër ekipeve të mëdha. Ne po rritemi çdo vit e më tepër dhe se duhet të shohim për të ardhmen”, tha trajneri i Totenhemit, Poketino.