Kemi dëgjuar për çmenduritë kineze në merkato, por kjo e Tianjin Quanjin është e veçantë, me skuadrën që është gati të bëjë gjithçka për të bindur Andres Iniestën që të firmosë për ta, madje të blejë edhe plot 2 milionë shishe verë të prodhuar nga kompoania “Bodega Iniesta de Manchauala” që është nën pronësinë e mesfushorit të Barcelonës i cili që nga 2010 është edhe prodhues vere. Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle dhe ato gjermane, klubi kinez që ka trajner Paulo Sosa-n, jo vetëm që është gati ti paguajë Iniestës plot 35 milionë euro në vit, por i ka premtuar edhe një klauzolë për verën në kontratë, duke i garantuar blerjen e plot 2 milionë shisheve nga marka e tij, për të rritur shanset që të sigurojë 33-vjeçarin spanjoll që pasi ka fituar gjithçka me Barcelonën, mund të vendosë të provojë një sfidë ndryshe në qershorin e ardhshëm.
Një mundësi kjo që e ka paralajmëruar edhe nga Pep Guardiola i cili me Iniestën ka ndarë momentet më të rëndësishme të suksesit te Barcelona dhe e di që kontributi i tij mund të jetë ende thelbësor për Manchester City-n. Gjithsesi pavarësisht shpresave të Guardiolës, siç shkruan ironikisht The Sun, kjo historia e verës, mund t’iu bjerë në kokë të gjithëve.