Napoli edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me mesfushorin Alan deri në vitin 2023-të. Alan te skuadra “napolitane” kishte arritur në vitin 2015-të, ndërsa kontrata e tij aktuale ishte deri në vitin 2019-të.
Mesfushor 27-vjeçar është një ndër futbollistët kryesor të skuadrës së Mauricio Sarit. Gjatë sezonit aktual Alan në gjithsej 39 ndeshje ka regjistruar 4 gola dhe 4 asistime në të gjitha kompeticionet.