Lacio edhe pse shihej si favorit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në “Olimpiko” ndaj Dinamo Kievit, në fund skuadra e Thomas Strakoshës barazoi vetëm 2:2, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo një ndeshje me kthesa në rezultat, ku të parët që shënuan ishin mysafirët.
Tsygankov në minutën e 52-të kaloi në epërsi Dinamon, për të ardhur kundërpërgjigjja shumë shpejtë me anë të Imobile, i cili barazoi shifrat në minutën e 54-të, teksa 8 minuta më pas braziliani Felipe Anderson bëri që Lacio të kalojë në epërsi prej 2:1.
Kjo epërsi e “lacialëve” zgjati vetëm deri në minutën e 79-të, kur Moraesh me një super gol shënoi golin e barazimit për 2:1, që në fund u tregua edhe si rezultati përfundimtarë i këtij takimi.
Më tre ndeshjet tjera të orës 21:05 skuadrat vendase ishin të pagabueshme. Olimpiku i Marsejës mundi Atletik Bilbaon me rezultatin 3:1, Zeniti falë golit të Krishito në fund pësoi një disfatë minimale 2:1 në transfertën ndaj Lapcigut, teksa Sportingu i Lisbonës me golat e shënuar nga Montero me rezultatin 2:0 mundi Plzenin.
Ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales në Liga Europa në program janë me datë 13 mars.