Besart Ibraimi i Shkëndijës shkëlqeu me 3 gola ndaj Vardarit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, duke u kualifikuar me ekipin e tij në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Numri 7-të i “kuqezinjëve” ia ka dedikuar tre golat e shënuar babait të tijë, duke ia uruar kështu edhe ditën e 7 marsit.
“Pasi babain e kam mësues, ia urojë ditën e 7 marsit dhe të gjithë arsimtarëve të tjerë iu urojë të gjitha të mirat në jetë”, tha Ibraimi.
Ai gjithashtu veçoi golin e dytë të tij që e shënoi përballë Vardarit.
“Ishte një gol më i mirë prej këtyre dy tjerëve, por më e rëndësishme për ne është kualifikimi. Kjo për ne është një ndeshje historike, ku u mund Vardarin dhe e kemi eliminuar edhe në kampionat”, shprehet kërçovari.