Ermedin Adem rikthehet për ndeshjen me Sileksin

Trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu këtë fundjavë do të mund të llogaritë edhe futbollistin Ermedin Adem për ndeshjen ndaj Sileksit të vlefshme për xhiron e 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Adem për shkak të kartonave ishte hendikep për Shkupin në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Rabotniçkit, në të cilën “bardheblutë” barazuan 1:1, ndërkohë që këtë fundjavë do të jetë i gatshëm për lojë dhe do të pret aktivizim në fushë nga tekniku, Nuhiu.

Takimi Sileksi-Shkupi është e programuar të luhet të dielën në Kratovë, duke filluar nga ora 14:00./InfOSport.mk

Leave a Reply