Të shtunën Rabotniçki dhe Shkëndija do të përballen ndërmjet veti në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa tifozët mysafir “Ballistët” nuk lejohen që udhëtojnë drejt Shkupit për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës.
Kanë qenë vet “Ballistët” që përmes faqes zyrtare kanë paralajmruar lajmin, ndërsa sipas tyre arsyeja ka qenë “gjendja e tensionuar në Shkup”. Kujtojmë që takimi Rabotniçki-Shkëndija luhet të shtunën në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, duke nisur nga ora 14:00./InfOSport.mk