Atl. Madridi dhe Lioni arsyetojnë epitetin e favoritit (VIDEO)

Atletiko Madridi dhe Lioni kanë arsyetuar epitetin e favoritit në ndeshjet ndaj dy skuadrave ruse, Lokomotivës dhe Moskës dhe CSKA Moskës, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Diego Simeone para tifozëve të tyre mundën Lokomotivën me rezultatin e pastërt 3:0, teksa Lioni në transfertën e ftohtë shënoi fitore minimale 0:1, falë golit të shënuar nga Marselo në minutën e 68-të.

Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në Madrid, ishte Niguez i cili me një super gol të shënuar në minutën e 22-të paralajmëroi fitoren e “jorganxhinjëve”, ndërsa gjatë pjesës së dytë Diego Kosta (47’) dhe Koke (90’) ishin autorët e dy golave të tjerë, duke bërë kësisoj një hap të madh drejt kualifikimit për në çerekfinale të Liga Europa.

Leave a Reply