Albian Ajeti, vëllai i vogël i Arlind Ajetit, duket se ka zgjedhur përfundimisht Zvicrën. Albiani pritet të bëjë debutimin e tij me përfaqësuesen e Zvicrës në fund të këtij muaji, në dy miqësoret që skuadra e drejtuar nga Petkoviç ka planifikuar si pjesë të përgatitjeve të saj për Botërorin “Rusi 2018”.
Sulmuesi i Bazelit është në listën paraprake të Zvicrës U21 për ndeshjet e marsit. Por në njoftimin që është shpërndarë ne mediat zvicerane, theksohet se ai do të konfirmohet përfundimisht në të vetëm nëse Petkoviç nuk e grumbullon me ekipin A deri më datë 16 mars, kur të bëhet publike lista zyrtare për ndeshjet ndaj Greqisë dhe Panamasë.