Ndonëse për momentin nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Crotones, Arlind Ajeti ka statistika mjaft të mira, sa i përket ndeshjeve të luajtura në shtëpi.
Sipas vlerësimeve të marra në përfundim të ndeshjeve, Ajeti rezulton mbrojtësi më i mirë i Serisë A, për ndeshjen në shtëpi, duke lënë pas emra si Skriniar, Benatia, etj.
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, kohët e fundit është aktivizuar nga trajneri Zenga në si mesfushor shkatërrues, një rol i ri, por që Ajeti është përshtatur mirë.