Futbollisti i talentuar kosovar Edon Zhegrova, i cili luan te skuadra e njohur belge e Genkut ka vendosur edhe përfundimisht se cilën Kombëtare do të përfaqësojë në të ardhmen. Për këtë talent në “luftë” ishin Kosova dhe Shqipëria, me këta të fundit që kanë humbur garën, pasi Zhegrova ka vendosur ti thotë “PO”, Kosovës, vendit ku edhe ka lindur.
Vendimi i futbollistit kishte ardhur pas takimit me numrin një të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në Belgjikë. Në një intervistë për “Sporti në KTV”, Zhegrova është shprehur:
“Kam vendosur më shumë zemër të përfaqsoj Kosovën. Dua të them se do e ndihmoj shumë përfaqsuesen dhe shpresojë të kemi arritje të mëdha. Jam shumë i lumtur për zgjedhjen e bërë”, ka thënë Edon Zhegrova, të cilin ndryshe e quajnë edhe Messi kosovar.