Vallë e ndoqi Angellovski “tripletën” e Ibraimit (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski, publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore të fund muajit kundër Finlandës  dhe Azerbajxhanit, njofton “infOSport.mk”.

Ibraimi mposht Aleksovskin

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKENDIJA SHENON, IBRAIMI THYEN MBROJTJEN E VARDARITSHKENDIJA – VARDARI 1:0(B. Ibraimi 54')

Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.

Në mesin e futbollistëve të ftuar nuk bënte pjesë edhe një ndër sulmuesit më të mirë viteve të fundit në futbollin vendor, Besart Ibraimi, i cili si kundërpërgjigje po të njëjtën ditë shënoi tre gola në ndeshjen çerekfinale kundër Vardarit, duke i mundësuar skuadrës së tij, Shkëndijës, që të kalojë në gjysmëfinale.

Ibraimi super gol ndaj Vardarit

BESART IBRAIMI BOMBARDON VARDARINSHKENDIJA – VARDARI 2:0(B. Ibraimi 57')

Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.

Me këtë bomberi kërçovarë sikur deshi ti tregoj Angellovskit se duhet të mendohet më mirë për në të ardhmen dhe se duhet ti jep rastin, të cilin Ibraimi pa dyshim se e meriton, bazuar në të dhënat e tij statistikore, transmeton “infOSport.mk”.

Ibra gjatë këtij sezoni aktual në gjithsej 34 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 25 gola, përfshirë këtu 15 gola në 22 ndeshje kampionale, 5 gola në 4 ndeshje të Kupës së Maqedonisë dhe 5 gola në 8 ndeshje të Liga Europa.

Ibraimi rrumbullakson "hat-trikun" ndaj Vardarit

IBRAIMI NUK DI TE NDALET, SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ VARDARITSHKENDIJA – VARDARI 3:0(B. Ibraimi 65')

Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.

Leave a Reply