Sileksi favorit absolut ndaj Skopjes

Sot në futbollin vendor përveç takimit çerekfinal të Kupës së Maqedonisë midis Shkëndijës dhe Vardarit në program është edhe ndeshja e mbetur e javës së 19-të midis Sileksit dhe Skopjes, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra vendase shihet si favorit absolut në këtë përballje, edhe pse nuk duhet nënvlerësuar edhe skuadrën shkupjane, e cila në ndeshjet e stinorit pranveror nuk dinë për disfatë. Skuadra na lagjja e Hekuranës në tre ndeshje ka arritur po aq barazime, edhe atë përballë kundërshtarëve si Akademia Pandev, Renova dhe Pelisteri.

Në anën tjetër  Sileksi në stinorin pranveror ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, edhe atë që të dyja në transfertë, përballë Renovës (0:0) dhe Vardarit (3:2) ku arriti të grumbullojë 4 pikë, dhe duke zmadhuar dukshëm gjasat për një vend në ndeshjet e Liga Europa, transmeton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo ndeshja e parë e këtij gjysmësezoni që Sileksi do ta zhvillojë para publikut vendas, ku me fitore eventuale do i afrohej Vardarit në vetëm 4 pikë, madje edhe me një ndeshje më pak, pasi skuadra nga Kratova për shkak borës që kaploi vendin tonë dhe kushte jo të mira që ofronte stadiumi i tyre nuk zhvilloi edhe ndeshjen e javës së 21-të kundër Pelisterit.

Ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Skopjes starton në ora 14:00.

Leave a Reply