Me 1,115 milionë euro në shërbim të të pastrehëve, personave në nevojë, ose edhe në zhvillim të mjekësisë dhe gjetjen e medikamenteve të reja që do të shërbenin për të ndryshuar dhe shpëtuar jetët e njerëzve, ndoshta bota do të ishte më e mirë. Nuk është e mirë kur mëson se sheikët që komandojnë PSG-në, pra Qatar Sports Investments, kanë marrë në dorë klubin e PSG-së, duke investuar shifra marramendëse.
Dhe, në fakt, që prej sezonit 2011-2012, pjesëmarrja e parë e parisienëve nën drejtimin e miliarderëve të globit, skuadra e PSG-së ka koleksionuar vetëm eliminime në Europë dhe asnjë finale të arritur. Maksimumi i arritur ka qenë arritja në çerekfinale, më pas dalja nga kompeticioni. Një kompeticion për të cilin sheikët kanë shpenzuar deri tani 935 milionë euro në plot 6 vjet, pra me një mesatare prej 155 milionë eurosh në sezon (edhe pse dallim bën sezoni i fundit, me vetëm në sulm të investuar 400 mln euro). Për më tepër, ja tabela e mëposhtme që tregon rrugëtimin në Europë.
2011/12: eliminim në grupet e Europa Leauge
2012/13: eliminohet në çerekfinale Champions
2013/14: eliminohet në çerekfinale Champions
2014/15: eliminohet në çerekfinale Champions
2015/16: eliminohet në çerekfinale Champions
2016/17: eliminohet në 1/8-tat e finales Champions
2017/18: eliminohet në 1/8-tat e finales Champions
(Sportekspres)