Bujamin Asani ka gjetur golin e parë me fanellën e Rabotniçkit, prej kur se futbollisti shkupjan iu bashkua skuadrës nga “Debar Maalo” gjatë merkatos së këtij dimri, njofton “infOSport.mk”.
Asani një gjë të tillë bëri në ndeshjen miqësore që skuadra e tij e zhvilloi përballë përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, të udhëhequr nga trajneri Bllagoja Milevski.
Rabotniçki në këtë ndeshje realizoi fitore me rezultatin 2:0, ndërsa përveç golit të Asanit të realizuar gjatë pjesës së parë, një gol tjetër gjatë 45 minutëshit të dytë për “romantikët” realizoi edhe Viktor Angellov.