Bazeli eliminohet me kokën lartë nga Liga e Kampionëve (VIDEO)

Skuadra e Bazelit është eliminuar nga Liga e Kampionëve që në fazën e 1/8 së finales, mirëpo një gjë të tillë ka bërë me kokën lartë, pasi është larguar me një fitore të madhe ndaj një ndër skuadrave më në formë në futbollin europian, Mançester Sitin, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra lidere e Premierligës ndoshta e entuziazmuar nga fitorja e thellë 0:4 në ndeshjen e parë në Zvicër, sonte nuk ishte ajo skuadër që jemi mësuar ta shohim këtë edicion, me shumë grindë dhe me shumë spektakël, gjë këtë të cilën e shfrytëzuan në maksimum futbollistët e Bazelit, të cilët edhe pse ndodheshin në disavntazh, në fund ia dolën të shënojnë fitore me rezultatin 1:2.

Braziliani Gabriel Hesus u rikthye me gol në Ligën e Kampionëve,  duke shënuar vetëm pas 8 minutave lojë, ndërsa nuk vonoi shumë dhe 9 minuta më pas Eljunusi barazoi shifrat në 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa për fitoren e Bazelit u përkujdes Lang me golin e realizuar në minutën e 71-të.

Taulant Xhaka për shkak kartonëve nuk ishte në kombinim për këtë ndeshje, ndërsa Albian Ajeti mbeti në bankinë.

Në fund Siti edhe përkundër disfatës iu gëzua kualifikimit për në çerekfinale, duke u bërë skuadra e dytë angleze pas Liverpullit që bënë një gjë të tillë, ndërkohë skuadra tjetër angleze, ajo e Totenhamit u eliminua nga Juventusi.

Leave a Reply