Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore kundër Finlandës dhe Azerbajxhanit me 23 dhe 27 mars.
Për shkak të lëndimit pjesë e futbollistëve të grumbulluar nuk do të jetë portieri Mitov Nilsen, vendin e të cilit do ta zë portieri i ri i Arsenalit, Deni Iiliev.
Ekspedita e Maqedonisë me datë 18 mars do të niset për në Antalia, ku do të zhvillojë edhe përgatitje për këto dy ndeshje, por njëkohësisht këto përgatitje “verdhekuqve” do ju shërbenin si parapërgatitje dhe përforcim të grupit para fillimit të Ligës së Kombeve, gjatë muajit shtator.
Lista e futbollistëve të përfaqësueses së Maqedonisë: |
PORTIER: Stole Dimitrievski (Gimnastik – Spanjë), Deni Iliev (Arsenal – Angli) |
MBROJTËS: Stefan Rristovski (Sporting Lisbonë – Portugali), Gjoko Zajkov (Sharleroa (Belgjikë), Kristijan Toshevski (Vardar), Darko Velkovski (Vardar), Kire Ristevski (Vashash – Hungari), Visar MUSLIU (Shkëndija) |
MESFUSHORË: Arijan ADEMI (Dinamo Zagreb – Kroaci), Enis BARDHI (Levante – Sspanjë), Stefan Spirovski (Ferncvarosh 0 Hungari), Boban Nikolov (Videoton – Hungari), Ezgjan ALIOSKI (Lids Junajted – Angli), Marjan Radeski (Shkëndija), Ferhan HASANI (Shkëndija) |
SULMUES: Goran Pandev (Xhenoa – Itali), Ilija Nestorovski (Palermo – Itali), Aleksandar Trajkovski (Palermo – Itali), Ivan Triçkovski (AEK Larnaka – Qipro). |