11 vite nga ai gol legjendar në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Para saktësisht 11 viteve, 7 mars 2017, holandezi Roj Makaj kishte shënuar golin më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve Europian. Makaj, i cili asaj kohe mbante fanellën e Bajernit të Munihut, kishte realizuar gol në rrjetën e Realit të Madridit për vetëm 10 sekonda në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales.

Ndeshja ishte mbyllur me fitoren 2:1 të “bavarezëve”, të cilët në atë mënyrë elimunuan “mbretërit”, kjo falë golit më tepër të shënuar në transfertë, duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” kishin pësuar me rezultatin 3:2.

 

Leave a Reply