Sileksi pas 4 viteve bëhet ekipi i parë pas Shkëndijës që mundi Vardarin  në “Filipi i Dytë”

Të dielën Vardari në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit vendor në arenën “Filipi i Dytë” u mund nga Sileksi me rezultatin 2:3, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo njëherit disfata e parë që skuadra shkupjane e pësoi që nga 23 marsi i vitit 2014-të. Pra afërsisht 4 vite skuadra “kuq e zi” nuk dinte për disfatë në terenin vendas, ku për herë të fundit ishte mundur nga Shkëndija me rezultatin 1:2.

Që nga atëherë Vardari kishte zhvilluar 67 ndeshje në kuadër të Ligës së Parë, duke regjistruar 54 fitore dhe 13 barazime.

Njëherit disfata ndaj Sileksit ndërpreu serinë prej 10 fitoreve të njëpasnjëshme në teren vendas të Vardarit, skuadër kjo e cila në këtë mënyrë nuk arriti që të barazojë rekordin e sezonit 2011/2012, kur kishte regjistruar 11 fitore të njëpasnjëshme në kuadër të Ligës së Parë.

Leave a Reply