Shkëndija të mërkurën pret Vardarin në Tetovë në kërkim të kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Tetovarët me epërsi të bukur në kampionat, tani pretendojnë të nxjerin rivalin kryesor edhe jashta garës së dytë vendore.
14-të pikët epërsi para vendit të dytë në kampionat janë arsye shtesë për atmosferën e shkëlqyeshme te skuadra e Shkëndijës, ndërsa tani gjithë vëmendja është drejtuar për të materializuar barazimin 1:1 në takmin e parë çerekfinal në Shkup, duke iu gëzuar kualifikimit për në gjysmëfinale.
“Kuqezinjtë” nga Tetova pas seancës së djeshme, sot në mëngjes zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes të së mërkurës, ku besohet se mbështetja nga tribunat nuk do të mungojë dhe se në fund gjithë së bashku do festojnë kualifikimin për në gjysmëfinale, ku një vend që më herët kanë siguruar, Renova, Akademia Pandev dhe Pelisteri.