Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos sonte përballë Paris Sen Zhermenit u ndëshkua me kartonë të verdhë në minutën e 78-të, duke u bërë rekordmen me kartonë edhe në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian.
Kartoni në “Parkun Princërve” ishte i 37-ti për mbrojtësin spanjoll, i cili në këtë mënyrë arriti që të tejkalojë legjendën e Mançester Junajtedit, Poll Skoulls.
Ramos një arritje të tillë javë më parë kishte bërë edhe në La Liga, kur në ndeshjen ndaj Leganesit ishte ndëshkuar edhe me kartonin e tij të verdhë të 163-të, ndërsa gjithashtu mban edhe rekordin e kartonëve të kuq në elitën e futbollit spanjoll, gjithsej 19 kartonë.