Ndeshja derbi e javës së 23-të në elitën e futbollit vendor midis Rabotniçkit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të shtunën (10 mars) në arenën “Filipi i Dytë”, njofton “infOSport.mk”. Për një termin të tillë janë pajtuar të dyja skuadrat, ashtu që do të jetë kjo ndeshja e vetme e kësaj jave që do të zhvillohet një ditë më herët.
Shkëndija do të udhëtojë në këtë ndeshje si lider dhe me dyfishin e pikëve ndaj kundërshtarit të ardhshëm, që megjithatë shpreson në një rezultat pozitiv, që do i mbante ata në garë për një vend në garat europiane.
Ndeshja Rabotniçki – Shkëndija do të startojë në ora 14:00.