Hasani: Duam të dy trofetë, lus tifozët të mos bien në ndonjë provokim (VIDEO)

Kapiteni Ferhan Hasani ka folur në prag të ndeshjes kthyese çerekfinale të Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit, njofton “infOSport.mk”. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij takimi dhe ndodhive të fundit mes këtyre dy skuadrave, ai kërkon një përkushtim maksimal nga ana e ekipit, por njëkohësisht edhe shumë kujdes nga ana e tifozëve, të cilët i fton që mos të bien pre e provokimeve eventuale nga ana e kundërshtarit.

“Atmosfera është shumë e mirë, kemi bërë ndeshje të mira, Kupa do të jetë gjithçka ndryshe. Presim këtë ndeshje me padurim, por duhet ta marrim me shumë qetësi. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, por duhet të përgatitemi edhe në mënyrë tjetër, pasi siç e dimë edhe vetë kohëve të fundit u bë një tollovi e madh, duhet të jemi të përgatitur edhe për çdo rast, duhet të jemi më të qetë. Besoj se ashtu siç kemi luajtur deri më tani, edhe këtë ndeshje do ta marrim me lehtësi” – tha kapiteni Ferhan Hasani në prononcimin e tij para ndeshjes me Vardarin, duke vijuar: “I bëjë apel pubikut që gjatë ditës së nesërme të jenë më të qetë, nuk dua të bien në asnjë provokim të kundërshtarit, sepse çdo gabim i publikut tonë do të mund të na kushtojë shumë, pasi të gjithë po e shohim se çfarë gjëra po bëhen, pasi edhe pse nuk patëm asnjë gabim, u bë një rrëmujë e madhe, për këtë arsye duhet të jemi shumë të vëmendshëm për të mirën tonë dhe në fund të arrijmë të fitojmë të dy trofetë”.  

Rikujtojmë ndeshja e parë çerekfinale midis Vardarit dhe Shkëndijës e zhvilluar në Shkup ishte mbyllur me barazimin 1:1, ashtu që skuadrës tetovare do i kryente punë edhe një barazim pa gola për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.

 

Leave a Reply