Pançe Stojanov më nuk është trajner i Akademia Pandev. Strategu nga Strumica vendosi të jap dorëheqje pas rezultateve të dobëta në startin e stinorit pranveror, ndërsa vendin e tij do të zë Jugoslav Trençovski, njofton “infOSport.mk”.
Akademia Pandev 8 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore, ndërsa në 4 ndeshjet e stinorit pranveror, kjo skuadër ka tubuar vetëm dy pikë, edhe atë në ndeshjet si vendas kundër fenerxhiut, Skopjes dhe së fundmi Renovës, ndaj së cilës skuadër kishte barazuar me rezultatin 1:1.
Fitoren e fundit nën drejtimin e Pançe Stojanov, Akademia Pandev e kishte arritur me 16 nëntor të vitit të kaluar në transfertën kundër Pelisterit (3:4). Ndërkohë sa i përket fitores së fundit në teren vendas, Akademia Pandev një gjë të tillë kishte bërë me 25 tetor, kur me rezultatin 3:2 kishte mundur Shkëndijën.
Jugoslav Trençovski debutimin e tij në krye të Akademia Pandev do ta ketë në ndeshjen e fundjavës kundër Pobedës në Manastir, ndaj së cilës skuadër do të kërkojë hakmarrje për atë disfatë nga ndeshja e zhvilluar në Strumicë, kur kishin pësuar me reuzltatin minimal 0:1.
Në ndërkohë nga klubi i Akademia Pandev njoftojnë se Pançe Stojanov, do vazhdojë të mbetet pjesë e tyre, duke i mundësuar atij që të luaj rolin e koordinatorit tek kategoritë e reja.