Reprezentuesi i Maqedonisë, Besir Demiri po vazhdon me performansa të mira në elitën ukrainase me skuadrën Mariupol. Javën që lamë pas ata regjistruan fitore 1:0 ndaj Olimpik Donjecit, ndërsa shkëlqimi i tij në fushë ka bërë që të përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë nga ueb sajti i njohur “Football.ua”.
Demiri nga media në fjalë cilësohet me lëvëzijen e javës që e bëri në solo-aksionin për golin e parë, duke parakaluar disa lojtarë të ekipit kundërshtarë në mesfushë.
“Përveç një loje aktive në krahun e majtë, futbollisti nga Maqedonia bëri një lëvizje të shkëlqyer, duke kaluar tre kundërshtarë dhe dhuroi topin saktë për Totovitz, me këtë të fundit që ndihmoi Bolbatin për të realizuar golin”, ka shkruar “Football.ua” për Demirin.
Публикувахте от Besir Demiri Official в 5 март 2018 г.