Bellasica që në start tregon forcën, e gatshme për në Ligën e Parë

Sot edhe zyrtarisht ka startuar stinori pranveror në Ligën e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e dimrit, Bellasica e ka nisur me stil këtë gjysmësezon, duke dëshmuar forcën dhe qëllimin e saj që në ndeshjen e parë kundër Pobedës së Valandovës në transfertë, ndaj së cilës shënoi fitore të thellë 1:8. Goran Zdravkov, i cili merkaton e dimrit përforcoi rradhët e skuadrës nga Strumica, duke arritur nga Bregallnica e Shtipit debutoi me dy gola, ndërsa po nga aq gola në këtë fitore të thellë përveç tij realizuan edhe edhe Martin Mirçevski dhe Mile Kostovski, teksa nga një gol shtuan edhe Krste Todorov dhe Marjan Tashev.

Fitore bindëse realizoi edhe Boreci, që në Veles mundi  Plaçkovicën me rezultatin 4:1, Bregallnica falë golit të Ivan Mitrov gjatë pjesës së parë me rezultatin minimal 1:0 mundi Tikveshin, teksa Kozhuvi dhe  dhe Sasa u ndanë me barazimin 1:1, transmeton “infOSport.mk”.

Lazar Stojkovski në fillimin e pjesës së dytë kaloi në avantazh ekipin vendas, teksa një pikë skuadrës nga Makedonska Kamenica i siguroi Eftim Aksentiev me golin e realizuar në minutën e 87-të. Këtë xhiro e lirë ishte skuadra e Osogovës nga Koçani.

LDFM – Lindje
Java XV
Boreci 4 : 1 Plaçkovica
Bregallnica 1 : 0 Tikveshi
Kozhuvi 1 : 1 Sasa
Pobeda V. 1 : 8 Bellasica
Osogovo e lirë  

Leave a Reply