Struga Trim Lum me disfatë ka nisur stinorin pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Skuadra strugane pësoi disfatë në Tetovë nga Teteksi me reuzltatin 2:0, ndërsa firmën e golave mbajnë dy futbollistë shqiptarë Briliant Sylaj dhe Valmir Jonuzi.
Që të dy futbollistët e transferuar gjatë merkatos së janarit, njëri nga Gostivari, e tjetri nga Makedonija Gj.P u treguan deçiziv në fitoren e 6-të, të këtij edicioni për Teteksin, që tashmë ka parakaluar në tabelë Lokomotivën, skuadër kjo që pësoi disfatë minimale 1:0 në transfertën ndaj Labunishtës në Strugë, për të cilën skuadër golin e vetëm të vlefshëm tre pikë e realizoi Ilija Dalçeski.
Fitore identike 1:0 falë golit të shënuar nga Filip Petrov në minutën e fundit të takimit regjistroi edhe Makedonija Gjorçe Petrovi përballë Novacit, teksa ndeshja ndërmjet Zajazit dhe EuroMilkut u anulua për shkak terenit të mbushur me ujë të stadiumit në qytetin e Kërçovës.
LDFM – Perëndim |
|||
Java XV |
|||
Labunishta | 1 : 0 | Lok. Skopje | |
Makedonija Gj.P | 1 : 0 | Novaci | |
Teteksi | 2 : 0 | Struga Trim & Lum | |
Zajazi | U anulua | EuroMilku | |
E hënë: | |||
Vëllazërimi |
0 : 1 |
Gostivari |