Skuadra e Selta Vigos nuk ka gabuar në ndeshjen ndaj Las Palmas në kuadër të javës së 27-të në La Liga. Vendasit në “Balaidos” shënuan fitore me rezultatin 2:1, edhe përkundër faktit se pranuan të parët gol në këtë ndeshje.
Që të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa ishte Ekspozito i mysafirëve që hapi serinë me golin e realizuar në minutën e 53-të.
Nuk vonoi shumë dhe 9 minuta më pas vendasit me anë të Brajs Mendes barazuan shifrat në 1:1, teksa fitoren Selta Vigos ia siguroi Pablo Ernandes me golin e realizuar vetëm një minutë para fundit të takimit.
Me këtë fitore Selta Vigo arriti në kuotën e 38 pikëve dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 9-të, ndërkohë Las Palmasi mbetet në pozitën e 18-të me 20 pikë.
Kjo fitore e skuadrës nga Vigo i mundësoi Levantes së Enis Bardhit dhe Armando Sadikut që të mbetet edhe pas kësaj xhiroje jashtë zonës së ftohtë.