Maqedonia U15 me 5 shqiptarë në ndeshjet ndaj Polonisë

Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër moshatarëve të saj të Polonisë në Shkup.

Duelet do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, ndërsa përfaqësuesja “verdhekuq” e drejtuar nga seleksionuesi Zvonko Zlatanovski tanimë dy ditë po përgatitet për duelin e parë me Poloninë, i cili në program është nesër (6 mars) me fillim në orën 13:00.

Formacioni do të jetë përzierje e futbollistëve vendas dhe emrave që luajnë jashtë Maqedonisë, ndërsa në mesin e futbollistëve të ftuar bëjnë pjesë edhe 5 futbollistë shqiptarë, si: Lavdrim Ibraimi, Samet Rexhepi, Abdulla Hasani, Oktaj Rakipi dhe Behar Feta.

Ndeshja e dytë mes këtyre dy përfaqësueseve në program është me datë 8 mars (e enjte), gjithashtu në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

MAQEDONIA U15:
Stefan Mitrev (Baden-Zvicër), Filip Vanevski (Akademia e FFM-së), Lavdrim IBRAIMI (Akademia e FFM-së), Gregori Davkov (Akademia e FFM-së), Hristijan Nikollovski (Akademia e FFM-së), Stefan Despotovski (Crvena Zvezda-Serbi), Filip Gjorgoski (Vardar), Samet REXHEPI (Akademia e FFM-së), Abdulla HASANI (Vardar), Darko Stojanovski (Akademia e FFM-së), Oktaj RAKIPI (Akademia e FFM-së), Luka Gjorgjievski (Vojvodina-Serbi), Hristijan Georgievski (Akademia e FFM-së), Petar Davidkovski (Vardar), Behar FETA (Akademia e FFM-së), Filip Trp­çevski (Haken-Suedi), Leo Andreski (Vardar), Antonio Mikrov (Vardar), Drako Markovski (Akademia e FFM-së), Emir Saitovski (Olimpija-Slloveni);

Leave a Reply